
Zëvendës ministri i Arsimit dhe Sporteve, Endrit Hoxha, i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se në sport po ndodh masivizimi. I pyetur për një buxhet shtesë për sportistët elitarë, Hoxha tha se është bërë një kërkesë për këtë. Gjithashtu ai u shpreh se pretendohen medalje në Lojërat Olimpike Europiane. “Në sport nuk ka pushim. Kemi bërë shumë për sportin, por kemi edhe shumë për të bërë. Përmirësimet janë të dukshme. Kemi bërë një sërë gjërash dhe aktivitetesh. Masivizimi i sportit është duke ndodhur. Pretendojmë që në Lojërat Olimpike Europiane, ne të kthehemi me medalje. Po përfaqësohemi me një ekip modest, por me disiplina të reja. Po shikojmë që po shtohen disiplinat sportive. Po shtohet interesi për sportin dhe po shtohen buxhetet. Nëse vazhdojmë në këtë rrugë, mund të themi se po bëjmë mirë. Kemi bërë kërkesë, për rritje të buxhetit për sportistët elitarë. Edhe KOKSH, buxhetin për sportistët elitarë e kanë. Sportistët elitarë kanë marrë një shpërblim shumë të madh, në krahasim me vendet e Europës. Presim që të kemi nga KOKSH, një projekt të detajuar për sportistët elitarë. Këta të fundit nuk kanë ndaluar stërvitjet sepse nuk kanë buxhete. Jemi duke punuar shkallë-shkallë për këta sportistë. Shpresojmë të kemi një buxhet shtesë. Nëse thyejnë rekorde apo marrin medalje, ata do të kenë shpërblim edhe nga klubi.”, u shpreh Hoxha.”, deklaroi Hoxha.



