
Gazetari Lirim Zalla, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se Egnatia është skuadra më e mirë e kampionatit.
Sipas tij, çmenduria e kampionatit vazhdon për tetë skuadra, pasi dy të parat, Egnatia e Partizani, janë të qeta.
Çmenduria vazhdon posht 2 vendeve të para. Dy vendet e para janë të qeta. Egnatia mbetet ekipi më i mirë. Më poshtë vazhdon çmenduria. Dy të parat e kanë qartësuar hapin e tyre.
Unë them që Egnatia është me diferencë nga të tjerët. Unë mendoja se me largimin nga jeta të Dwamena, do dobësohej sulmi, por kjo nuk ka ndodhur me Egnatian. E nisën me humbje ndaj Skënderbeut, por kanë treguar vazhdimësi.



