
Refuzimi i rinovimit me Leicester City-n e ka vënë në radarët e disa ekipeve me emër Youri Tielemansin .
Në kontinentin e vjetër si shumë herë të tjera do të zhvillohet një garë shumë e fortë ndërmjet Manchester United , Real Madrid dhe Arsenalit për yllin e ‘’ The Foxes ‘’.
24 vjeçari konsiderohet i pazëvëndësueshëm nga Brendan Rodgers që ka theksuar se dëshiron qëndrimin e belgut në ‘’ King Power ‘’:
“ Eshtë normale që ambicja e një lojtari si Youri të jetë shumë e madhe sidomos me interesin e skuadrave të tilla , por karriera është e shkurtër dhe është e rëndësishme që këto etapa të kalohen . Megjithatë dëshiroj qëndrimin e tij pavarësisht se është vështirë që këto raste të refuzohen ‘’, përfundoi ishi i Celtic .
Pretendentët nuk mendojnë të dorëzohen sepse sipas kalkulimeve , vetëm lojtarët cilësorë do të mund ti afrojnë me titujt .
‘’ The Red Devilsat ‘’ nuk po kalojnë një moment pozitiv dhe tashmë në ‘’ Old Trafford ‘’ ka filluar të ndihet frika sepse dyshohet për qëndrimin e Cristiano Ronaldos .
Anglezët shpresojnë në firmosjen me Declan Rice por Youri Tielemans konsiderohet alternativa B nëse s’do të kenë fat për anglezin .
Ndërsa Arsenali i Mikel Artetas vijon këmbnguljen dhe pas humbjes së Aubameyangut dhe Alexandre Lacazettes drejt largimit krisjet kanë filluar të ndihen më shumë në ‘’ Emirates ‘’.
Prioriteti i ‘’ The Gunners ‘’ mbetet ofensiva por mesfusha s’mund të anashkalohet dhe Youri Tielemans ka treguar se është përgatitur për një skuadër elite dhe ‘ The Sun ‘ i klasifikon si favoritë ‘’ Topchinjtë ‘’ për ishi-n e Anderlecht .
Por duhet patur shumë kujdes nga Real Madridi sepse është shquar gjithmonë për goditjet cilësore dhe me kalimin e Eduardo Camavingas në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ Carlo Ancelotti kërkon të shtojë perlat tek ‘’ Galaktikët ‘’ .
Mosha e Kross dhe Modric nuk jep garanci edhe për shumë vite dhe talentët janë pjesë e paevitueshme e këtij proçesi me anë të cilit spanjollët do të kërkojnë të dominojnë përsëri botën e futbollit.



