Partizani ndjek Tiranën, “demat” triumfojnë ndaj Bylisit

Partizani ndjek Tiranën, “demat” triumfojnë ndaj Bylisit

Partizani u rikthye te fitorja, teksa mposhti Bylisin me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e  30-të, në Abissnet Superiore.

Rrapaj zhbllokoi sfidën në minutën e 18-të, duke i dhënë avantazhin të kuqve, por Esquerdinha vendosi baraspeshën në minutën e 35-të.

Në minutën e 55-të, ishte Da Silva që shënoi golin e dytë dhe të fitores për Partizanin, me brazilianin që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.

Partizani mbetet në vendin e dytë me 51 pikë dhe ndjek kryesuesit e Tiranës, që ndodhen në kuotën e 56 pikëve. Ndërkohë Bylisi rrezikon rënien nga kategoria, teksa mban vendin e parafundit me 33 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy