Hoxha: Medalistët i kanë marrë shpërblimet, brenda marsit ligji për bastet shkon në Parlament

Hoxha: Medalistët i kanë marrë shpërblimet, brenda marsit ligji për bastet shkon në Parlament

Zëvendësministri i Sportit, Endrit Hoxha, i ftuar në emisionin “SportZone” në MCN TV, deklaroi se të gjithë sportistët medalistë kanë marrë shpërblimet e tyre dhe nuk ka asnjë të pa shlyer.

Hoxha u shpreh se ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit buxheti për federatat është dhënë më herët, duke konfirmuar se të gjithë e kanë marrë momentalisht.

Mesa është bërë për sportin në 3 vitet e fundit është në rritje. Shifrat totale 3.5 milionë euro, u dhanë për sportin nga qeveria. Bëmë një total për të gjithë, ku u arrit shifra 3.5 milionë. 1.5 milionë është buxheti për Federatat. Në 2022, qeveria shqiptare i ka vendosur theksin shumë të rëndësishëm sportit. Është e rëndësishme që të thuhen edhe arritjet.

Arritja është që ndryshe nga vitet e kaluara kur buxheti jepej në mars-prill, këtë vit federatat e kanë gati më herët.

Në këtë moment që flasim, nuk ka asnjë sportist medalist të pashlyer, i kanë marrë të gjithë. Arrihet një shifër 2.4 milionë euro, për shpërblimet.

Buxheti për sportin nuk është asnjëherë i mjaftueshëm. Qeveria ka marrë nismën që të bëjë 3 stadiume të reja.

Ministria, KOKSH dhe Bashskia, kanë qenë në një harmoni në një vit. Në KOKSH, janë bërë ndryshime rrënjësore. Kryestari i Bashkisë Tiranë, ndjen mbështetje nga KOKSH dhe Ministria.

Sipas Hoxhës, mbështetja e dhënë për sportistët elitarë nuk është e vogël. Në lidhje me bastet sportive, ai tha se brenda muajit mars, ligji do të shkojë në parlament.

Luizën e falënderoj dhe jam krenar për të. Luiza Gega ka marrë 150 milionë lekë, 50 ka marrë trajneri. Unë do shikoj sa mbështetje kanë marrë nga federata në 2022 dhe pse nuk ju mjaftojnë për këtë vit. Mbështetja që ministrja ju ka dhënë sportistëve elitarë, nuk është e vogël.

Kemi filluar strategjinë që në 2030, të flasim këtu për shumë arritje dhe medalje. Të ardhurat janë që tani. Kjo është një arritje. Nuk kemi asnjë ankesë në federata deri tani. Gjithçka është mediatike. Mbështetja do jetë për të gjithë. Ndoshta ishte një entuziazëm i momentit.

Bastet janë një e ardhur tjetër. Po presim që Ministria e Financave do të hartojë të gjithë strategjinë, ligjin dhe mënyrën e përdorimit të të ardhurave. Deri në mars mendoj se ligji do të dalë. Mendoj se brenda muajit mars do të futet në parlament. Shpresojmë të fillojë sa më shpejt.

Për 3 stadiumet, është ngritur grupi i punës. Mendoj se brenda prillit do të mbyllet gjithçka, sepse konkurset janë hapur. Faza e parë ka nisur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy