Superliga e Kosovës luajti javën e parë këtë fundjavë, ku nuk munguan surprizat.
Prishtina nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj debutuesve të Suharekës. Ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, që në fund ndanë nga 1 pikë.
Nuk prodhoi fitues as ndeshje mes Llapit dhe Gjilanit, që u mbyll në barazim 1-1. Kampionët e Ballkanit, e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mposhtur 2-0 skuadrën e Dukagjinit.
Heroi për ekipin e Dajës ishte Queven, i cili realizoi dopietë golash. Në ndeshjen tjetër, Ferizaj triumfoi 2-1 ndaj Feronikelit.
Sfida mes Dritës dhe Malishevës është shtyrë për një ditë tjetër, për shkak të angazhimit europian.



