
Edhe pse ndeshja Brazil -Kolumbi do të jetë një ndër më emocionueset e fazës së grupeve në Kupën e Amerikës, data 2 korrik shënon një moment të trishtë për të gjithë popullin kolumbian.
Në 27 qershorin e 1994-tës, ‘’ Los Cafeteros ‘’ nën drejtimin e Pacho Maturanas pas dështimit në debutimin e Kupës së Botës ndaj Rumanisë, sfidonin Amerikën me yjet e atëhershëm si Pibe Valderrama, Faustino Asprilla, Freddy Rincon, Adolfo Valencia dhe Andres Escobar, ndër të tjerë.
Ky i fundit fatkeqësisht shënoi një autogol, i cili i impulsoi vendasit drejt fitores, të cilët dyfishuan rezultatin në pjesën e dytë, edhe pse Kolumbia u mjaftua vetëm me një gol ngushëllues, firmën e të cilit e mbajti Valencia.
Pas atij episodi, shumë nga shokët e skuadrës vendosën të nisnin pushimet, ndërsa Andres Escobar u rikthye në vendlindje, në Medellin.

Fatkeqësisht në 2 korrik u ekzekutua nga Humberto Munoz Castro me të dalë nga restoranti ‘’ El Indio ‘’ pas një përleshjeje per arsye të gabimit të bërë, i cili ishte shoferi i dy narkotrafikantëve David dhe Santiago Gallon Henao.
Që nga ai moment, Andres Escobar u konsiderua një legjendë nga tifozeria e zjarrtë e kombëtares dhe gjithashtu ekipit të zemrës Atletico Nacional.
Duhet kujtuar se asokohe në Kolumbi përjetohej periudha më e dhunshme në historinë e saj për arsye të bëmave të Kartelit të Medellinit, i lideruar nga një ndër trafikantët më famëkeq të të gjitha kohërave si Pablo Escobar.



