
Manchester United ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për të ardhmen . ‘’ The Red Devilsat ‘’ kanë rinovuar me mesfushorin Juan Mata i cili tashmë konsiderohet një peshë shumë e rëndë në skemat e ndërtuara nga Ole Gunnar Solskajer. Spanjolli do të mbrojë ngjyrat e 20 herë kampionëve të Premier Leagues deri në 30 qershorin e 2022-shit por me një reduktim page 40-50 % .
33 vjeçari ka ditur ti bëjë shumë mirë detyrat pavarësisht se konkurrenca që ekziston tek britanikët dihet tashmë por nëse i referohemi të ardhmes eksperienca e madhe që mban mbi supe do të rezultojë një shtysë për Manchester United për tu rikthyer aty ku e meriton.
Dështimi në finalen e Europa Leagues ishte një episod që shpreson ta lërë pas krahëve në sezonin vijues në të cilin të besuarit e Ole Gunnar Solskajer do të synojnë me çdo kusht rikuperimin e protagonizmit të mëparshëm .
Me nënkampionët e Premier Leagues Juan Mata është aktivizuar në 17 ndeshje në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka kontribuar ashtu siç duhet për repartin e avancuar .



