Ter Stegen rinovon me Barcelonën

Ter Stegen rinovon me Barcelonën

Së fundmi drejtuesit e Barcelonës kanë arritur një objektiv të rëndësishëm në lidhje me të ardhmen. Spanjollët e kanë bindur portierin Ter Stegen për të vijuar në ‘’ Camp Nou ‘’ , të cilët kanë siguruar shërbimet e tij deri në 2028-tën. Risi në këtë hap është klauzola e prishjes së kontratës e përcaktuar nga ‘’ Blaugranët ‘’, e cila arrin 500 milionë eurot duke rikonfirmuar rëndësinë e gjermanit poshtë tre shtyllave. Sipas të famshmes ‘ Jijantes’ , rroga e ishi-t të Monchengladbah do të rritet në varësi të performancës në vazhdimësi, duke patur parasysh edhe problemet e theksuara të Barcelonës në këtë aspekt. Me këtë arritje , fituesit në fuqi të La Ligas kanë një aset të çmuar në përbërje, të cilët do të tentojnë përsëritjen e sezonit të kaluar , pa anashkaluar Champions Leaguen , prioriet për katalanasit në çdo sezon. Gjatë këtij akti asistuan disa nga figurat më të rëndësishme të Barcelonës , si presidenti Joan Laporta, drejtori sportiv Deco , zëvëndëspresidenti Eduard Romeu dhe drejtori i përgjithshëm Joan Soler. Duhet kujtuar se sezoni aktual është i dhjeti per gardianin 31 vjeçar tek kuq e blutë, tejet i rëndësishëm në 11-shen e teknikut Xavi Hernandez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy