Kreshnik Cjapi është shpallur fitues i çmimit “Arbitri i Vitit 2025” në mbrëmjen e “Topi i Artë”, për paraqitjet e tij të sigurta, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë vitit në ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Gazetari sportiv Uvil Zajmi, për “MCN Informacion”, e vlerësoi këtë çmim si plotësisht të merituar, duke theksuar se Cjapi është një arbitër që jep siguri dhe garanci në çdo ndeshje që drejton.
Më ka ardhur mirë që një arbitër, edhe pse jo maksimalisht me stemën e FIFA-s, vlerësohet me një trofe të tillë.
Padyshim që është një arbitër i ri, me një eksperiencë të mjaftueshme, që jep siguri dhe garanci.
Ai i shtohet grupit të arbitrave që drejtojnë sot në Superligë dhe në Kategorinë e Parë.
Sipas tij, vlerësimi për Cjapin nuk është surprizë, pasi ai e njeh nga afër punën e tij në fushë.
Kam qenë i pranishëm në shumë ndeshje që ai ka drejtuar. Ai jep siguri, vendimet e tij pranohen nga ekipet dhe nuk krijon acarime.
Përkundrazi, ka një mënyrë arbitrimi mjaft korrekte, është njohës i mirë i rregullores dhe shumë konstant në performancë.
Deri tani arbitrimet e Cjapit kanë qenë shumë të mira dhe se ky vlerësim shërben si një stimul i rëndësishëm jo vetëm për të, por edhe për arbitrat e tjerë që synojnë nivele më të larta.



