Humbja me Tiranën, Devolli: Punën e bëj me pasion, me këtë ekip shkoj në luftë në Ukrainë

Humbja me Tiranën, Devolli: Punën e bëj me pasion, me këtë ekip shkoj në luftë në Ukrainë

Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht nga Tirana minimalisht.

Devolli komplimentoi lojtarët e tij, thënë se u ndëshkuan në momentin e tyre më të mirë.

Tekniku i verilindorëve, kishte gjithashtu edhe pretendime për gjykimin.

Kujt t’ia vë fajin këtu, unë nuk e di. Bravo u qoftë këtyre djemve që punojnë në stërvitje gjithë javën apo për atë që treguan sot. Më vjen keq, sinqerisht, se në momentin tonë më të mirë u ndëshkuam. Kam rastet e mia të dyshimit shumë të madh dhe zhgënjim shumë i madh te rasti i penalltisë. Specialistët që merren, ta shikojnë, sepse punojmë gjithë javës siç punojnë të gjithë dhe na ikën djersa e mundi kot. Megjithatë, bravo u qoftë këtyre djemve, janë thjesht fantastikë.

Këtë punë e bëjmë me pasion, jo vetëm për lekë. Unë e kam me pasion këtë punë, ky është biznesi im, nuk kam biznes tjetër e punë tjetër, me këtë merrem. Ndaj normal që kam keqardhje.

Për Zotin me këta lojtarë iki në Ukrainë në luftë, jo më në ndeshje futbolli. Këta vazhdojë punën, kemi objektiva të mëdha për klubin e personalë.

Për çfarë ta takoj arbitrin Ferataj? Thjesht e takova pas ndeshjes te fusha se këtu pastaj e kanë bërë shtetrrethim. Por thuaji mos ketë frikë se nuk të ndodh gjë. Nuk e di, do e gjej numrin e telefonit, ta marr në telefon se kështu nuk e takoj dot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy