FSHF, letër Këshillit të Ministrave: Futbolli shqiptar në prag falimentimi (VIDEO)

FSHF, letër Këshillit të Ministrave: Futbolli shqiptar në prag falimentimi (VIDEO)

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një komunikatë, ku kërkon nga qeveria shqiptare që të përfshijë në skemën e punësimit edhe të punësuarit në klubet shqiptare të futbollit, që në kushtet aktuale po shkojnë drejt falimentimit.

FSHF i ka dërguar një letër Këshillit të Ministrave, ku i ka kërkuar garantimin e anës financiare për të gjithë komunitetin e futbollit në Shqipëri, përmes një pakete kompensimi.

Për shkak të pandemisë, është paralizuar puna e klubeve, shkollave dhe akademive të futbollit, duke i çuar ato drejt falimentit.

Lidhur me këtë krizë që ka përfshirë edhe Shqipërinë, Federata e Futbollit kërkon që të gjithë punonjësit e përfshirë në sektorin e futbollit, të përfshihen në paketën e kompensimit.

Kjo si një e drejtë themelore për të garantuar mbijetesën e familjeve të tyre, në këtë kohë të vështirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy