Azerbajxhani që drejtohet nga ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka mposhtur ditën e sotme Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3-1, në miqësoren që u zhvillua në Shkup.
Në këtë përballje, vendosën drejtësi arbitrat shqiptarë, me kryesor Enea Jorgjin dhe ndihmës të tij, Ilir Tartaraj dhe Dojando Myftaraj.
Sa i përket ndeshjes, Maqedonia e Veriut kaloi në avantazh me Enis Bardhin, i cili shënoi me penallti në minutën e 25-të, por shifrat u barazuan nga Cafarguliyev në minutën e 38-të. Azerbajxhani shënoi edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, me Qurbanly dhe Sheydayev.
Vlen të përmendet, se të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 10 lojtarë. Jorgji ndëshkoi me të kuq Nikolov në minutën e 52 për Maqedoninë e Veriut dhe më pas ndëshkoi edhe Haghverdi në minutën e 75.



