
Duke filluar nga ora 17:00, do të luhet sfida mes Erzenit dhe Vllaznisë në stadiumin "Niko Dovana", e vlefshme për javën e parë në Abissnet Superiore.
Shkodranët vijnë si favoritë absolutë në këtë përballje, por në krahun tjetër shijakasit nuk futen të dorëzuar dhe do të kërkojnë të bëjnë surprizën që në start. Pritet një sfidë e hapur dhe e luftuar nga të dyja ekipet.
Ndërkohë, pak minuta para fillimit të sfidës, dy trajnerët, Kapllani dhe Josa, kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
Erzeni: Xhika, Iljazi-Krasniqi-Sadiki-Peposhi, Mehmeti-Kahrimanovic-Allan- Avdiu-Osmanllari, Kadriu
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta-Shehi-Juriç-Hakaj, Boshnjaku-Jonuzi-Marku, Latifi-Kaina-Hoxhaj



