Zyrtare : Ramos tek Parisi

Zyrtare : Ramos tek Parisi

Dita e sotme konsiderohet shumë e rëndësishme për Paris St Germain .  Drejtuesit e parizienëve  shtrënguan duart me mbrojtësin e shumëdëshiruar Sergio Ramos .  Këmbngulja e vazhdueshme e ‘’ Galaktikëve ‘’ për ta mbajtur në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ nuk u finalizua me sukses për arsye të pretendimeve të 35 vjeçarit dhe tashmë  ‘’ Les Pariziens ‘’ do të ketë fatin e prezencës së ishi-t të Sevillas  .  Pas kalimit të  testeve mjekësore  andaluzi hodhi firmën në kontratën që do ta mbajë të lidhur me ‘’ Parque de Prince ‘’ për dy vite , periudhë nga e cila do të përfitojë 15 milionë euro në sezon .

16 vite me ‘’ Los Blancos ‘’ e kanë zbukuruar karrierën e Sergio Ramos sepse me gjigandët e La Ligas dhe Europës ka fituar  shumë trofe të rëndësishëm në Spanjë dhe më gjerë .  Me këtë transferim prapavija e Paris St Germain në sezonin vijues do të marrë një tjetër formë sepse kemi të bëjmë me një lojtar  polivalent dhe shumë të fuqishëm fizikisht . 

Pa dyshimin më të vogël që ky transferim do të konsiderohet nga më të bujshmit e merkatos së verës dhe ia mban ndezur shpresat për arritjen e objektivave , ndër të cilët më i kërkuari ndër vite është fitimi i Champions Leagues.

Ish kapiteni legjendar i Real Madridit e ka finalizuar eksperiencën 16 vjeçare me 671 ndeshje , 101 gola dhe  39 asiste  dhe me siguri do të kujtohet gjatë në klubin kryeqytetas  për kontributin e dhënë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy