Derbi londinez për Alexander Isak

Derbi londinez për Alexander Isak

  Gjatë kësaj faze të parë të sezonit shumë lojtarë, sidomos sulmues vijojnë të paraqiten denjësisht në ekipet respektive.

Alexander Isak është një ndër më të spikaturit, i cili në fakt prej disa kohësh pretendohet nga ato me emër në Europë.

Listës i janë shtuar Arsenali dhe Chelsea, të cilët do të zhvillojnë një derbi londinez për shërbimet e nordikut.

25 vjeçari la gjurmë në të kaluarën tek Real Sociedadi dhe më pas u transferua në ‘’ St James Park ‘’, tek ekipi më i pasur në botë momentalisht.

Lajmi është publikuar nga ‘ Football Insider ‘ dhe flitet për një ndër golashënuesit më të frikshëm të kontinentit të vjetër.

Megjithatë, kontrata e  ishi-t të Borussia Dortmundit me bardhezinjtë merr fund në 2028- tën dhe do të jetë e vështirë që të largohet pasi konsiderohet një ndër më të rëndësishmit në skemat e trainerit Eddie Howe.

Pritet një sfidë shumë e ashpër gjatë merkatos së verës, ashtu siç ka ndodhur në çdo të tillë për elementët cilësorë.

2 gola në 8 sfida është kontributi i Alexander Isak tek Newcastle dhe gjithashtu ka influencuar me nivelin e treguar, sidomos në repartin e avancuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy