Gazetari sportiv Seno Fishta tha në “Mcn Informacion” se Vllaznia është në rrugën e duhur për t’u shpallur kampion dhe se trajneri Edi Martini po e merr përsipër çdo gjë me inteligjencën e tij. Sipas Fishtës ai është trajneri i duhur për t’i shpallur kampion kuqeblutë.
“Vllaznia është duke tregu një vazhdueshmëri pozitive rezultatesh. Dinamo luajti më mirë se ne, por futbolli i ka këto, të rëndësishme janë tre pikët. Loja e mirë do kthehet ndeshjet e ardhshme. Vllaznia po prodhon futboll, po prodhon gola, po prodhon rezultat, dhe kjo është më e rëndësishmja. Kishte polemika ndeshja me Dinamon, ishte e tensionuar, por për Vllazninë ishte kryesorja trepikëshi.
Edi Martini edhe si sportist ka qenë i jashtëzakonshëm, ka qenë rebel si sportist, edhe si trajner s’e humb lezetin e vet. Edi Martini është markë në stilin e tij. Vllaznia këtë vit s’e ka krijuar ekipin që ta lërë çdo gjë në dorë të fatit. S’e është pjesë e një ndeshje, apo çdo episodi, kjo mund t’i ndodhë çdo ekipi. Çfarë mund ta pengojë Vllazninë? Mund ta pengojë euforia, por mendoj që Edi Martini e di cila është ajo e metë e shkodranit, dhe është doktori i duhur për ta shëruar atë efekt që na ka ndjekur gjithmonë.
Pastaj është edhe pjesa e financave, por derisa s’ka problematikë s’kemi pse të krijojmë alibi. Martini po e merr përsipër çdo gjë me inteligjencën e vet, edhe presionin duke ua larguar lojtarëve, dhe mendoj që Vllaznia është në rrugën e duhur dhe Martini trajneri i duhur për ta shpallur kampion”.



