
Në orët e fundit e ardhmja e Ousmane Dembeles duket se ka marrë zgjidhje .
Francezi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Barcelonën përtej 30 qershorit dhe arsyeja e këtij vendimi është Paris St Germain .
Duket se ‘’ Les Pariziens ‘’ e kanë fituar garën kundër ‘’ Los Cules ‘’ dhe sipas ‘ As ‘ , sulmuesi ia ka komunikuar vendimin drejtuesve të klubit të cilët do të humbasin shumë me largimin e 25 vjeçarit.
Kryeqytetasit nuk u dorëzuan asnjëherë në lidhje me riatdhesimin e ishi-t të Borussia Dortmundit i cili i impulsuar nga fakti se tek Paris St Germain aktivizohen ndër lojtarët më të mirë të planetit ka pranuar të transferohet në ‘’ Parque de Prince ‘’.
Dëshira e sulmuesit ishte e lidhur me qëndrimin në ‘’ Camp Nou ‘’ por mosplotësimi i kërkesave në sajë të problemeve të theksuara ekonomike i dha përparësi asaj të Paris St Germain .
Për muaj me rradhë agjentët e lojtarit kanë tentuar të arrijnë një akord me Barcelonën por pavarësisht këmbnguljeve të pareshtura , më në fund kësaj historie i është vënë pika dhe fituesit e Ligue 1 do të shijojnë prezencën e një lojtari shumë të shpejtë dhe tejet të rrezikshëm në zonat e ngushta.
Për ‘’ Blaugranët ‘’ kjo humbje parashikohet tejet e ndjeshme por milionat e Nasser Al Khelaifit kanë marrë fokusin kryesor duke përfshirë këtu edhe përbërjen e këtij ekipi të cilin nëse e analizon në çdo prizëm të ngjall frikë.
Modeli i ndjekur deri më tani i ka dhënë rezultate Parisit , skuadër që në merkaton e kaluar afroi lojtarë shumë të njohur dhe nëse merret parasysh se edhe në sezonin aktual dështuan për fitimin e Champions Leagues , përpjekjet normalisht do të shtohen gjatë merkatos për të thyer njëherë e mirë akullin në vijuesin.



