Milani nis përgatitjet, Pioli: Jam këtu nga Maldini dhe Massara, shitja e Tonalit nuk mund të ndalohej

Milani nis përgatitjet, Pioli: Jam këtu nga Maldini dhe Massara, shitja e Tonalit nuk mund të ndalohej

Milani nisi grumbullimin këtë të hënë, për sezonin e ri. Trajneri Stefano Pioli u shfaq entuziast dhe i emocionuar, para fillimit. Në prononcimin për mediat, tekniku kuqezi foli edhe për lëvizjet në merkato dhe sidomos për largimet e rëndësishme, si Maldini-Massara apo edhe Tonali. "Kam shumë emocione, është e drejtë sepse është emocionuese të kthehesh këtu dhe të shoh përsëri lojtarët dhe tifozët. Kemi një dëshirë për të punuar për t’i bërë më të qarta idetë dhe rrugën që do të ndjekim. Dua t’i falënderoj që të dy. Me Maldinin dhe Massaran, ishte një marrëdhënie e qëndrueshme dhe nëse jam këtu i detyrohem atyre. Për Maldinin dhe Massaran kisha një vlerësim dhe dashuri, megjithatë klubi zgjodhi diçka tjetër. Nuk jam unë ai që i bëj negociatat dhe tregun e transferimeve, por gjithmonë kam marrë pjesë në zgjedhjet për ekipin. Është ajo që po bëj dhe kam vlerësim për grupin tim. Këtë mëngjes Cardinale na uroi të gjithëve fat, nga njëra anë na inkurajoi dhe nga ana tjetër na stimuloi për të bërë një sezon të rëndësishëm. Ne e vlerësojmë shumë afërsinë e Cardinales. Loftus-Cheek dhe Romero janë të motivuar dhe të kënaqur, ata presin shumë dhe duan të japin shumë. Një nga karakteristikat më të mira që mund të kërkojmë, përtej atyre teknike është motivimi. Sigurisht që Tonali është një humbje e rëndë nga pikëpamja taktike, duhet ta zëvendësojmë denjësisht. Është krijuar një situatë që i ka përshtatur të dyja palët dhe nuk mund të bëhej ndryshe.", u shpreh Pioli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy