Goli i Brojës, Shqipëria mbyll pjesën e parë në avantazh

Goli i Brojës, Shqipëria mbyll pjesën e parë në avantazh

Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Shqipërisë dhe Izraelit. Një gol i shënuar nga Broja në minutën e 46-të, i ka dhënë avantazhin kuqezinjve. 

Në minutën e 23-të, Shqipërisë iu dha një penallti, për prekje me dorë në zonë, por pas rishikimit në VAR, arbitri e anuloi. 

Kuqezinjtë, iu afruan edhe në disa raste të tjera golit me Armando Brojën, por gjuajtjet e sulmuesit u ndalën nga portieri dhe mbrojtësit e Izraelit. Ishte pikërisht Broja, i cili në minutën e 46, u tregua i saktë, duke shënuar një penallti të fituar nga Balliu. 

Pritet një pjesë e dytë e luftuar, ku Shqipëria do të kërkojë me çdo kusht fitoren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy