Pasuesi i Klopp, Liverpool-i zgjedh një portugez për stolin

Pasuesi i Klopp, Liverpool-i zgjedh një portugez për stolin

Te Liverpool-i, kanë nisur prej kohësh punën, për të gjetur trajnerin e sezonit të ardhshëm.

Jurgen Klopp njoftoi se do të largohet pas përfundimit të kampionatit dhe drejtuesit po punojnë për zëvendësuesin.

I pari në listë, ishte Xabi Alonso, por spanjolli, ka vendosur të qëndrojë te Bayer Leverkusen.

Në këtë situatë, është vendosur që alternativa më e mirë, është trajneri portugez, Ruben Amorim.

39-vjeçari po bën një punë të shkëlqyer me Sportingun e Lisbonës në Portugali dhe është në krye të listës për të marrë drejtimin e skuadrës angleze.

Amorim drejton Sportingun e Lisbonës që prej vitit 2020 dhe ka bërë një punë të shkëlqyer, duke i dhënë skuadrës edhe një titull kampion, të parin pas 19 vitesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy