Reali insiston për Lewandowskin

Reali insiston për Lewandowskin

  Me Kylian Mbappen shumë afër ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ dhe Erling Haaland që konsiderohet një operacion gati-gati i pamundur , Real Madridi vijon insistimin për Robert Lewandowskin .

Carlo Ancelottit i nevojiten lojtarë që bëjnë diferencën në ofensivë dhe polaku është një bomber absolut dhe mund të shkaktojë shumë risi në metrat e fundit.

Karim Benzema prej kohësh po pret një element efikas që ti bëjë ‘’ Galaktikët ‘’ edhe më të rrezikshëm dhe 33 vjeçari i përmbush në perfeksion kërkesat e italianit , fakt që konfirmohet me statistikat e arritura tek Bayern Munchen . 

Sipas ‘ As ‘ madrilenët besojnë se ishi i Dortmundit do ti bashkohet shumë shpejt skemave të ishi-t të Milanit por protagonizmi i gjermanëve do të ndihet mjaftueshëm sepse nuk kanë ndërmend ti hapin derën e largimit kundrejt një çmimi dosido sepse mbetet një ndër më produktivët në arenën europiane. 

30 qershori i 2023-shit është pas dere dhe  për ‘’ Los Blancos ‘’ kjo konsiderohet  një mundësi që s’duhet humbur për patjen e një garancie në ofensivë pavarësisht se mund të rezultojë afatshkurtër .

Statistikat e Robert Lewandowskit nuk bëjnë gjë tjetër veçse shkaktojnë interesin e çdo skuadre të njohur sepse është në momentin më të mirë në karrierë dhe tek spanjollët do të gjente një ambjent tepër motivues me lojtarë si  Benzema , Vinicus , Rodrygo apo  Asensio që premtojnë shumë për të ardhmen .

35 gola dhe 3 asiste në 29 ndeshje nuk kanë nevojë për koment dhe mbeten një referencë që duhet patur gjithmonë në konsideratë sepse të tillë lojtarë janë veçantë në botën e futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy