Atletico "peshkon" tek Angers

Atletico "peshkon" tek Angers

Duke qenë se Luis Suarezit nuk i mbeten edhe shumë vite në elitë, Atletico Madridi ka detyrimin për të mos humbur kohë në kërkimin e elementëve cilësorë për sulmin . ‘’ Los Colchoneros ‘’ e dinë mirë se për të qenë në të njëjtin nivel si në sezonin e kaluar duhen domosdoshmërisht lojtarë cilësorë për ti krijuar variantet e duhura Diego Simeones.

Kryeqytetasit janë fokusuar tek Angers , skuadër tepër modeste në Ligue 1 dhe kanë zbuluar talentin  Mohamed- Ali Cho.

17 vjeçari ka treguar shumë karakter në fushën e lojës duke i dhënë një sinjal drejtorit teknik Andrea Berta i cili sipas të përditshmes  ‘’ Sport ‘’ ka filluar punën për arritjen e këtij akordi.  Kontrata e  francezit përfundon në 30 qershorin e 2023-shit por interesi i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ perceptohet si një shans ideal për tu përmirësuar , për më tepër në një skuadër elite . 

Madrilenëve i duhet të presin merkaton e janarit , atëherë kur Mohamed- Ali Cho do të mbushë 18 vjeç me objektivin e tranferimit të tij në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ ku do ti duhej ti nënshtrohej urdhërave të ‘’ El Cholos ‘’.  Referencat e deritanishme  për sulmuesin e talentuar janë të mahnitshme dhe një pikë në favor është se mund të adaptohet me shpejtësi në çdo pozicion të repartit të avancuar , fakt që do ti krijonte shumë hapësira Diego Simeones në varësi të kundërshtarëve . 

Përtej kësaj,  edhe shpejtësia dhe përdorimi i shkëlqyer i topit , sidomos në luftën një kundër një janë komponentë që e lartësojnë figurën e Mohamed – Ali Cho duke e bërë më të preferuar tek një Atletico që me shumë sakrifica dhe një dorë të hekurt si ajo e Simeones ka arritur të ulë nga froni disa vjeçar Barcelonën dhe Real Madridin .

Besimi i madh i teknikut argjentinas e ka ndriçuar rrugëtimin e tij tek Atletico dhe madje e ka shëndërruar në më të rëndësishmin e historisë së surprizës së La Ligas . Deri në këtë stad të sezonit , Mohamed –Ali Cho  ka kontribuar me 2 gola në 13 ndeshje tek një Angers që renditet në mesin e tabelës .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy