
Mbrojtësi Kalidou Koulibaly do të jetë largimi i radhës nga skuadra e Napolit. Për futbollistin prej kohësh është përfolur për një interesim të Juventusit, por e ardhmja e tij do të jetë në Premier League.
Sipas asaj që raporton “The Athletic”, Koulibaly është pranë kalimit te skuadra e Chelsea. Këta të fundit thuhet se kanë bërë një ofertë 40 milionë euro dhe kanë arritur marrëveshjen.
31-vjeçari thuhet se ditën e sotme i është nënshtruar vizitave mjekësore dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.



