
Vëllai i mbrojtësit Arlind Ajeti që luan në kombëtaren shqiptare, Albian Ajeti, është shprehur se nuk e ka diskutuar ndonjëherë që të luajë për Shqipërinë, pasi nuk ishte në planet e tij.
Në një konferencë për shtyp sulmuesi 21 vjeçar deklaroi se dëshira e tij ka qenë vetëm që të luajë për Zvicrën.
“Për mua Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë temë diskutimi. Unë kam dashur gjithmonë të luaja për ekipin kombëtar të Zvicrës, edhe në vitin 2011. Unë isha ai që mblidhte topin pas pankinës dhe e dija se një ditë do të jem edhe unë fushë”, tha ai.
21-vjeçari e nisi mbarë debutimin e tij me përfaqësuesen zvicerane, ku shënoi edhe gol në fitoren ndaj Islandës.
Ndërkohë, vëllai i tij Arlind Ajeti nuk është grumbulluar nga trajneri Panucci për dy sfidat e para të Lugës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Skocisë.



