Barcelona, gjen sulmues në Brazil

Barcelona, gjen sulmues në Brazil

Asnjëherë drejtuesit e Barcelonës nuk e kanë shmangur vëmëndjen nga gjetja e elementëve në Brazil referuar merkatove.

Sigurisht në Brasileirao talentët janë të shumtë dhe konsiderohen ndër më të spikaturit në Amerikën Latine. 

Kësaj rradhe drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ janë fokusuar tek Vasco da Gama, aty ku aktivizohet Rayan. 

19 vjeçari po bën hapa të sigurtë përpara, tejet teknik, ambicioz dhe shumë i rrezikshëm. 

Sipas ekspertëve vlera e kartonit të tij i arrin 25 milionë eurot dhe drejtori sportiv Deco po e shqyrton me vëmëndje këtë rast, i cili ka nisur bisedimet me ato të Vasco da Gamas. 

Gjithsesi, edhe në Premier League dhe Serinë A disa ekipe po luftojnë për shërbimet e Rayan, e ardhmja e të cilit shumë shpejt mund të jetë në Europë. 

Arritja me shpejtësi tek goli është një ndër virtytet e këtij lojtari, i cili mund të rezultojë një ndër goditjet e Barcelonës gjatë merkatos së dimrit. 

Sipas presidentit Pedrinho marrëveshja mund të finalizohet në javët vijuese, duke qenë se bëhet fjalë për një ekip elite, tejet ambicioz dhe një rival i frikshëm për çdo kundërshtar. 

Deri më tani Rayan ka avancuar me sukses në një ndër ligat më kompetitive të Amerikës së Jugut dhe ky fakt natyrisht është marrë në konsideratë nga krerët e katalanasve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy