Kupa Shqipërisë, Laçi kualifikohet në finale, eleminon në “Zeqir Ymeri” Kukësin

Kupa Shqipërisë, Laçi kualifikohet në finale, eleminon në “Zeqir Ymeri” Kukësin

Laçi është finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit bën surprizën e madhe në sfidën e kthimit të zhvilluar në stadiumin “Zeqir Ymeri” duke eleminuar në fazën e gjysmëfinaleve skuadrën e Kukësit.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Gentian Mezani, arriti që të kualifikohet për në finale pasi sfida e sotme u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur me shifrat 0-0.

Një kualifikim i merituar për Laçin të cilët nuk u dorëzuan për asnjë moment edhe pse u gjendën të parët në disavantazh.

Sindrit Guri shënoi golin e parë të takimit në minutën  e 20-të të pjesës së parë duke shëndërruar n gol një 11 metërsh të fituar po nga ai duke e mbyllur  pjesën e parë në avantazh.

Në pjesën e dytë miqtë u hodhën të gjithë në sulm për të gjetur golin e barazimit që do të vinte në minutën e 78-të me anë të sulmuesi Rexhinaldo që shënoi brenda zonës duke mposhtur Frashërin.

Gjithçka u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1 që dërgoi në finale ekipin e Laçit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy