Milan insiston për Armando Brojën

Milan insiston për Armando Brojën

 Ecuria e Armando Brojës me Chelsean edhe njëherë është pasuar me interesin e Milanit.

Drejtuesit e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ janë shprehur se janë të gatshëm të negociojnë për largimin e shqiptarit nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ dhe për kuqezinjtë transferimi i ishi-t te Vitesse në ‘’ San Siro ‘’ do të përbënte një avantazh në metrat e fundit.

Kjo fazë do të jetë vendimtare për të ardhmen e ‘’ Djallit ‘’, skuadër që e filloi jo mirë sezonin, e cila u eleminua nga faza e grupeve të Champions Leagues.

Gjithsesi, nxënësit e Stefano Piolit për sa i përket Serisë A janë të distancuar 8 pikë nga kryesuesit dhe njëkohësisht rivalët e përjetshëm të Interit.

Deri në këtë moment 22 vjeçari numëron 2 gola në 17 sfida por interesi i Milani natyrisht ia rrit vlerat ishi-t të Southamptonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy