Gafa e trajnerit Van Bommel, Wolfsburg eliminohet në tavolinë

Gafa e trajnerit Van Bommel, Wolfsburg eliminohet në tavolinë

Wolfsburg është eliminuar në tavolinë nga Kupa e Gjermanisë. Shkak për këtë është bërë një gabim i trajnerit Mark Van Bommel, gjatë zëvendësimeve në ndeshjen ndaj Preussen Munster, të cilën e fituan 3-1.

Megjithatë pavarësisht fitores, Wolfsburgu është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë dhe nuk do të mund të vazhdojë rrugëtimin aty për këtë sezon.

Trajneri Bommel, kreu gjithsej 6 zëvendësime, një më shumë se sa parashikohej në rregullore. Pikërisht ky zëvendësim, i ka hapur probleme skuadrës, që tashmë është eliminuar në tavolinë. Tashmë vendimi është marrë, në raundin tjetër nuk do të luajë Wolfsburgu, por Preussen Munster.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy