Barcelona arrin akordin me Ferran Torres

Barcelona arrin akordin me Ferran Torres

 Më në  fund Barcelona ka filluar të buzëqeshë në lidhje me merkaton . Katalanasit kanë bërë goditjen e parë duke arritur akordin me Ferran Torres , lojtar të cilit iu hap dera e largimit nga ‘’ Etihad Stadium ‘’.

 Zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët e ardhshme dhe  sulmuesi do të firmosë një kontratë 5 vjeçare e shoqëruar me bonuse  nëse 21 vjeçari do të përmbushë pritshmëritë e ‘’ Los Cules ‘’.  

Ky lajm është raportuar nga gazetari i famshëm italian Fabrizio Romano i cili ka shtuar se  transferimi i ishi-t të Valencias në ‘’ Camp Nou ‘’ ka evituar sforcot për Hakim Ziyech gjatë janarit për të cilin s’përjashtohet mundësia e një kalimi në Katalunjë gjatë verës .

‘’ Blaugranët ‘’ i presin sfida shumë të vështira dhe ashtu siç është përmendur më përpara merkatoja konsiderohet e domosdoshme për të qenë më efektiv në të ardhmen dhe të ripozicionohen ndër ekipet e elitës në kontinentin e vjetër .  

Ferran Torres nuk arriti ta mbyllë si duhet eksperiencën me ‘’ The Citiziens ‘’ dhe gjatë pjesës së parë të sezonit i shërbeu në vetëm 7 ndeshje skemave të Pep Guardiolas duke arritur 3 gola dhe 1 asist .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy