Opsionet e Barçës për mbrojtjen

Opsionet e Barçës për mbrojtjen

Riparimi i repartit defensiv mbetet një ndër prioritetet e Barcelonës për sezonin vijues. ‘’ Los Cules ‘’ prej shumë kohësh  jane duke përjetuar këtë gangrenë  që nuk i ka lënë të ngrejnë kokën dhe i ka influencuar në përfaqësimet e duhura si  në Spanjë ashtu edhe në Champions League . Mbërritja e Ronald Koeman në ‘’ Camp Nou ‘’ i ka reduktuar paksa problematikat e të kaluarës por kuq e blutë vijojnë seriozisht  rrugën drejt rikuperimit të plotë të figurës së tyre për të qënë në lartësinë e duhur në të ardhmen .  

Sipas  Mundodeportivos opsionet e shumta këtë herë e  kanë vënë theksin tek tre lojtarë që po bëjnë shumë mirë në ekipet e tyre respektive si  Alessio Romagnoli ,  Marcos Senesi dhe Lisandro Martinez.  Arritja e akordit me  anësorin e Manchester City-t Eric Garcia e ka impulsuar Barcelonën për ta mbajtur të ndezur shpresën e firmosjes me lojtarë cilësorë .  Për tre elementët e përmendur aktualisht kontrata me ekipet si Milan , Feyenoord dhe Ajax Amsterdam mbetet në fuqi dhe gjithashtu kanë arritur të shëndërrohen në referentë në pozicionet që mbulojnë dhe për këtë arsye do të jetë disi e komplikuar për të bindur skuadrat e tyre .   

Duke iu referuar fjalisë se lartpërmendur ‘’ Blaugranët ‘’  i kanë shtrirë opsionet edhe  më tej dhe nuk kanë evituar  për asnjë moment evolucionin e Aissa Mandit tek Real Betisi  dhe lojtarit që bën pjesë tek ekipi i të rinjve tek katalanasit Jorge Cuenca që mund të rezultojnë  efektivë drejt rikuperimit të identitetit fitues nga  Barcelona.  Duke qenë se konkurrenca brenda fushës  sa vjen edhe  vështirësohet  sepse ekipet e mëdha të Europës  pasurojnë organikat e tyre vit pas viti ,  26 herë fituesit e Primera Division e ndjejnë si përgjegjësi të pashmangshme faktin e të qënit  në lartësinë e duhur për të mos devijuar aspakt drejt rrugës së rikthimit në kohët e arta .

 

            

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy