Wijnaldum drejt Premier Leagues

Wijnaldum drejt Premier Leagues

Transferimi me parametër zero i Georginio Wijnaldum në ‘’ Parque de Prince ‘’ i dha shansin Paris St Germain të shtonte elementët e rëndësishëm në 11-she .

Por shumë shpejt hollandezi i dha për të kuptuar Mauricio Pochettinos se është larg objektivave të tij dhe këmbanat e alarmit kanë rënë tek kuq e blutë .

Në vetëm pak muaj 31 vjeçari ka demostruar një nivel që ka lënë për të dëshiruar duke u konceptuar si një transferim i dështuar nga drejtuesit e ‘’ Les Pariziens ‘’ të cilët kanë inicuar aksionet me kohë për ti gjetur një tjetër destinacion.

Premier League ka trokitur përsëri në derën e mesfushorit nga Roterdami ku do të masin forcat Evertoni dhe Newcastle United . ‘’ Las Urracas ‘’ kanë privilegjin e të qënit klubi me i pasur në botë por ‘’ The Toffees ‘’ nuk ndihen të kërcënuar nga ky fakt dhe do të provojnë për ta transferuar ishi-n e Liverpoolit në ‘’ Goodison Park ‘’.

Pikërisht për ‘’ The Redsat ‘’ do të ishte një goditje e rëndë për shkak të rivalitetit ndërmjet tyre por sipas  prestigjozes ‘ As ‘ transferimet në ‘’ St James Park ‘’ konsiderohen të domosdoshme për vetë situatën që po përjetojnë të besuarit e  Eddie Howe.  

Duke qenë se është mesi i sezonit , kjo çështje parashikohet shumë e ndërlikuar sepse numri një i pankinës së kryeqytetasve do ti hapte punë vetes pasi do të prishte  harmoninë tek djemtë e tij sepse ka në dispozicion një skuadër ëndërrash që bën të shpresojë çdo trainer se mund të fitojë trofe të rëndësishëm. 

Investimet e fuqishme të Nasser Al Khelaifit po i japin rezultatet por të ngresh trofeun e  Champions Leagues, prioritet absolut i parizienëve  duhet një punë shumë voluminoze dhe konsiderohet i domosdoshëm qëndrimi i lojtarëve  me emër .  

Merkatos i mbeten edhe pak ditë për të finalizuar dhe duhet  parë se sa të saktë do të jenë drejtuesit e ish kampionëve të Ligue 1 në marrjen e vendimeve që i afron edhe më shumë me objektivat .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy