
Më në fund Atletico Madridi ka arritur një marrëveshje të cilën e priste prej kohësh.
Kang in Lee ka firmosur me ‘’ Los Colchoneros ‘’ deri në 30 qershorin e 2031-shit i cili besohet se do të japë një kontribut të vlefshëm.
Kostoja e saj i arrin 40 milionë eurot, një shifër e konsiderueshme dhe natyrisht e perballueshme nga presidenti Enrique Cerezo.
Pas tre sezoneve tek Paris St Germain, të shoqëruara me 124 sfida, 16 gola dhe 16 asiste, dy Champions League, tre Ligue 1, dy Kupa France dhe dy Superkupa, Kang in Lee rikthehet në La Liga.
Në fillimet e tij ishte Valencia dhe Mallorca të cilat i dhanë shansin për të luajtur më pas me të ashtuquajturit ‘’ Les Pariziens ‘’, kampionë në fuqi të Champions Leagues.
Vënia nën urdhërat e Diego Simeones përbën një sfidë për çdo lojtar duke qenë se është mjaft kërkues dhe një ndër më të paguarit në botë.
Kjo periudhë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do ti shërbejë koreano-jugorit për të mbushur boshllëkun e lënë nga Antoine Griezmann i cili referuar mënyrës se si luan ekipi i ‘’ El Cholos ‘’ konsiderohet i duhuri.



