Fundi i një epoke, Kimi Raikkonen njofton tërheqjen nga Formula 1

Fundi i një epoke, Kimi Raikkonen njofton tërheqjen nga Formula 1

Pas 20 viteve si pjesë e Formula 1, Kimi Raikkonen ka vendosur të tërhiqet. Piloti finlandez, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Alfa Romeo, ka bërë të ditur s enë fund të vitit 2021 do të tërhiqet nga Formula 1.

42-vjeçari i cili në vitin 2007 u shpall kampion bote me Ferrarin, ka bërë të ditur se në përfundim të edicionit aktual do të tërhiqet nga garat.

“Kaq ishte. Ky do të jetë sezoni im i fundit në Formula 1. Ky është një vendim që kam marrë gjatë dimrit të kaluar. Nuk ishte një vendim i lehtë, por pas këtij sezoni është koha për gjëra të reja. Edhe pse sezoni vazhdon, dua të falënderoj familjen time, të gjitha skuadra e mia, të gjithë personat e përfshirë në karrierën time në gara dhe sidomos të gjithë ju fansave që më keni mbështetur për gjithë këtë kohë. Formula 1 mund të mbyllet për mua, por ka më shumë gjëra për të bërë në jetë që dua t’i përjetoj dhe t’u gëzohem”, shkruan Raikkonen në profilin e tij.

Raikkonen e bëri debutimin e tij në Formula 1 në vitin 2001 me Sauber. Në vitin pasardhës, ai kaloi te McLaren, ku qëndroi për 5 edicione dhe më pas kaloi te Ferrari, aty ku në vitin 2007 u shpall kampion bote, teksa kaloi Lewis Hamilton dhe Fernando Alonson në finalen dramatike në Brazil, me 1 pikë.

Pasi qëndroi te Ferrari për 3 vite, në sezonin 2010-2011, Raikkonen nuk mori pjesë në Formula 1, për t’u kthyer përsëri aty në 2012 me Lotus, ndërsa një vit më vonë kaloi sërish te Ferrai.

Në vitin 2019, Raikkonen u rikthye te Sauber, që tashmë mban emrin e Alfa Romeo, duke mbyllur kështu karrierën aty ku e nisi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy