Oferta interesante për Konrad

Oferta interesante për Konrad

Prej kohësh Konrad de la Fuente  është shëndërruar në një ndër lojtarët më premtues  të Barcelonës . Amerikani ka kaluar me sukses provat e vështira  në ekipet inferiore dhe ka arritur  me merita të plota të bëhet pjesë e ekipit të parë të drejtuar nga Ronald Koeman . Shansi i dhënë nga hollandezi nuk është shpërdoruar nga  sulmuesi sepse i ka plotësuar pritshmëritë  dhe  sipas ‘’ Marcas ‘’ gjigandët e Europës kanë pyetur për të .  Me një kontratë deri në 30 qershorin e 2022-shit  e ardhmja e tij nuk e shqetëson aspak drejtorin sportiv Mateu Alemany  i cili konsideron se koha për të blinduar qëndrimin  në ‘’ Camp Nou ‘’ është e mjaftueshme . Pavarësisht këtij aspekti lufta për shërbimet e lojtarit të lindur në Majami ka filluar tashmë .

Juventusi ,  Manchester City dhe Paris St Germain kanë trokitur në derën e ‘’ Blaugranëve ‘’ për marrjen e  informacioneve  të nevojshme për 19 vjeçarin . Interesimi  i tyre thekson se kjo luftë do të jetë e ashpër sepse si projektet sportive ashtu edhe kapitali ekonomik i pretendentëve të lartpërmendur mund ti plotësojë nevojat e Barcelonës për të ndryshuar paksa gjëndjen e komplikuar  në të cilën ndodhet .  

Gjithsesi mbetet për tu parë deri në merkaton verore sepse nëse Barcelona për shkakun e problematikës konstante që po përjeton ia hap derën dhe e largon nga ‘’ Camp Nou ‘’ do të pasuronte një  rival  të rrezikshëm për  Champions Leaguen , gabim që do të konsiderohej fatal për vijimësinë .    

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy