Atletico dhe Napoli në sulm  për Mojica

Atletico dhe Napoli në sulm për Mojica

Shpëtimi në momentet e fundit të kampionatit i ka dhënë edhe një herë shansin Elches për të treguar vlerat  në Primera Division .  Puna e realizuar nga Fran Escriba po fillon të jape rezultat . Në skenë ka dalë emri i  Johan Mojicas për të cilin Atletico dhe Napoli do të kenë një sfidë shumë interesante .  Kalimi nga Atalanta tek ‘’ Ilicitanos ‘’ ka shënuar një ndryshim të madh në karrierë sepse flitet për dy skuadra me emër .

Kampionët në fuqi të La Ligas  kërkojnë të përforcojnë krahun e majtë të mbrojtjes dhe të kenë një garanci absolute në momentet  kur Renan Lodi nuk do të jetë i disponueshëm për Cholo Simeonen .

Një lëvizje e tillë konsiderohet e domosdoshme për ecurinë pozive të kryeqytetasve të cilëve i mbetet shumë punë në vijim sepse fillimisht do ti  duhet të tregojnë dhëmbët për mbrojtjen e titullit të La Ligas dhe përfaqësimit dinjitoz në Champions League .  Në krahun tjetër , tekniku Luciano Spalleti i njeh me detaje cilësitë e 29 vjeçarit për arsye të së kaluarës tek Atalanta , eksperiencë që u shoqërua me një kalvar dëmtimesh   .  Karakteristikat e  mbrojtësit të kombëtares së ‘’ Los Cafeteros ‘’ konsiderohen ideale për mënyrën e lojës së  ‘’ Azurrëve ‘’  por fillimisht duhet të masin forcat me kryeqytetasit  .

Të qënit i spikatur tek një skuadër tepër modeste është një element favorizues për të ardhmen e Johan Mojicas sepse ndërrimi i ambientit mund ti prodhojë shumë benefite  .

8 ndeshjet e para pavarësisht se Elche është një skuadër e dorës së dytë konsiderohen një trampolinë drejt hapit të ëndërruar  pa anashkaluar  edhe përgjigjen e drejtuesve respektivë për pilarin e tyre  .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy