Interi më një këmbë në gjysmëfinale, Inzaghi: Nuk ndodh shpesh, të luajmë si në Portugali

Interi më një këmbë në gjysmëfinale, Inzaghi: Nuk ndodh shpesh, të luajmë si në Portugali

Interi do të përballet me Benficën në ndeshjen e kthimit në çerekfinalen e Chamnpions League. Zikaltërit shihen si favoritë për gjysmëfinalen, duke ditur se fituan 2-0 ndeshjen e parë në Portugali.

Në prag të kësaj përballje, në konferencë për shtyp, ka folur trajneri i Interit, Simone Inzaghi.

Ky i fundit deklaroi se nuk ndodh shpesh që skuadra të luajë për gjysmëfinalen e Champions League, ndërsa shtoi se i gjithë përqendrimi është te Benfica.

Ne e dimë qartë se është akti i dytë i një përballje ku kemi avantazhin e dy golave. Do të duhet të luajmë lojën tonë pa bërë llogari, duke e ditur që kundërshtari është i vlefshëm. Do të na duhet një ndeshje me intensitet të madh si në Lisbonë për ta mbuluar mirë fushën.

Duhet të luajmë të gjithë së bashku. Benfica është një ekip fizik dhe teknik, që sigurisht që do të na krijojë disa vështirësi. 90 minutat e nesërme do të jenë shumë të rëndësishme dhe të vështira. Jam i bindur që të gjithë së bashku, me ndihmën e tifozëve, mund ta dalim.

Të jesh mes 4 skuadrave më të mira në Evropë nuk ndodh shpesh. Ne e dimë se në Serie A humbëm pikë të rëndësishme, që na ngadalësuan. Fokusi ynë tani është vetëm te Benfica, për të tjerat do të mendojmë pas të mërkurës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy