
Barcelona ka triumfuar në ndeshje kryesore të mbrëmjes së sotme duke mposhtur në Grupin B ekipin e Interit.
Edhe pse katalanasit kishin një mungesë kryesore në formacion si Lionel Messi, i cili mungoi për shkak të një dëmtimi të pësuar në krah, sërish vendasit arritën që të bënin një performacë mjaft të mirë duke marrë tre pikë të arta.
Një gol në çdo pjesë u mjaftoi blaugranave që të siguronin tre pikët përabllë zikaltërve të Luçiano Spalletit të cilët edhe pse vinin me një moral të lartë pas fitores së derbi nuk arritën dot që të dilnin me pikë nga ky duel.
Golat e Rafinjës dhe Jordi Albës i dhanë tre pikët Barcelonës që kryeson Grupin B me pikë të plota me 9-pikë, ndërsa Interi renditet në vendin e dytë me gjashtë pikë.
Ndërkohë, Napoli humbi tre pikë në trasnfertë përballë yjeve të PSG-së duke barazuar me rezultatin 2-2.
Një barazim jo i merituar për skuadrën e Carlo Ancelottit të cilët zhvilluan një 90-minutësh fantastik përballë PSG-së duke e dominuar takim, por që u ndëshkuan në minutën e fundit të ndeshjes.
Dy golat për skuadrën e Napolit u shënuan nga ana e Insinjes dhe Mertes, ndërsa për PSG-në goli u bë nga Rui që shënoi në portën e tij dhe Di Maria
Me këtë barazim Napoli ngjitet në vendin e dytë në Grupit C me 5-pikë, i ndërsa PSG-ja në vend të tretë me 4-pikë.
Më poshtë golat në sfidat PSG-Napoli dhe Barcelona-Inter.
Barcelona-Inter 2-0
B. Dortmund-Atl. Madrid 4-0
Galatasary-Schalke 0-0
Liverpul-Crvena Zvezda 4-0
Lokomotiva Moskës- Porto 1-3
PSG-Napoli 2-2
———————————————————————————————————————————————–
PSG-Napoli 2-2
GOL! Di Maria barazon ne fund rezultatin duke mposhtur portierin Ospina
GOL! Napoli kalon sërish në avantazh përballë PSG-së duke shënuar me anë të Mertens
GOL! PSG-ja barazon rezultatin fal një autogoli të Rui
GOL! Napoli befason PSG-në duke kaluar në epërsi me anë të Insinjes
———————————————————————————————————————————————————-
Barcelona-Inter 2-0
GOL! Barcelona dyfishon rezultatin me anë të Jordi Albës
GOL! Barcelona kalon në eprësi përballë Interit me gol të shënuar nga Rafinja



