
Pavarësisht investimit prej 500 milionë eurosh në merkato, drejtuesit e Chelseat ende nuk janë ngopur .
‘’ Blutë e Londrës ‘’ pretendojnë arritjen e majave dhe objektivi i rradhës për Graham Potterin është Moises Caicedo.
Ekuadoriani konsiderohet një ndër pilarët e mesfushës së Brightonit , për të cilin anglezët refuzuan ofertën prej 55 milionë eurosh të bërë nga kryeqytetasit por sipas spanjolles ‘ As ‘’ manjati Todd Boehly është i gatshëm ta ngrejë stekën për 21 vjeçarin.
E ardhmja e N’Golo Kantes dhe Jorginhos në ‘’ Stamford Bridge ‘’ është e pasigurtë dhe Chelsea kërkon të përforcohet me lojtarin e lindur në Santo Domingo .
Traineri i Brightonit Roberto De Zerbi e konsideron ofertën e skuadrës nga Londra si një shans që s’duhet humbur për të mbushur arkat dhe në lidhje me këtë interes ka komentuar :
“ Ideja jonë është gjetja e lojtarëve të përafërt me të larguarit. Jemi duke punuar intensivisht në lidhje me këtë aspekt dhe gjithçka ka shkuar ashtu siç duhet ‘’, përfundoi 43 vjeçari.
Duhet ritheksuar se në çdo sezon Chelsea konsiderohet një ndër pretendentët për të fituar çdo trofe dhe investimi i bërë jep për të kuptuar se Todd Boehly nuk do të ndalet deri në realizimin e objektivave.



