Champions League, kualifikohen 5 ekipet e fundit

Champions League, kualifikohen 5 ekipet e fundit

Roma me vetëm 6 pikë ka arritur të siguroj kalimin në fazën e  1/8 pas barazimit 0-0 me Bate Borisovin, që gjithashtu rrezikuan jo pak të gjente golin që mund ta kishte kaluar në raundin tjetër.

 

Skuadra e Garcias vazhdon rrugëtimin në Champions falë dhe një barazimi te Leverkusenit, që u ndal 1-1 në shtëpi nga Barcelona. Golit të Mesit ju përgjigj Chicharito, por 1-1 nuk mjafton për Aspirinat që vazhdojnë rrugëtimin në Europa League.

 

Në Grupin F, Arsenali arriti te fitojë 3me 0  ndaj Olympiacosit në Greqi.Girourd shënoi 3 gola duke udhëhequr të tijtë drejt kualifikimit, ndërsa Olympiacos kalon në Europa League. Bajern  Mynih fitoi 2-0 ndaj Dinamos në një ndeshje që nuk kishte shumë llogari për të bërë për ekipet.

 

Në Grupin G, Chelsea “rilind” në Champions ku mundi Porton 2-0 duke siguruar dhe kalimin në 1/8 si e pare në grup, dhe pse për kualifikiminin do t’i kishte mjaftuar dhe një barazim. Një autogol i Marcanos dhe finalizimi i Willian në pjesën e dytë i dhanë fitoren Bluve të Londrës ndërsa detyruan Porton të kalojë në Europa League.

 

Rekord vendosi në këtë ndeshje dhe Casillas, që me 158 ndeshje në Champions u bë lojtari që ka luajtur më shumë në këtë kompeticion. Kualifikimin mori dhe Dinamo e Kievit që fitoi 1-0 ndaj Maccabit. 

 

Në Grupin H, Genti bëri surprizën e madhe duke mundur kryesuesit e Zenitit dhe duke siguruar kalimin në raundin e 1/8 falë falë fitores 2-1,ndërsa Valencia shkon në Europa League pas humbjes 0-2 në shtëpi nga Lyoni që mori fitoren e parë në grup.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy