Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport”, deklaroi se Shqipëria mund të jetë surpriza e Europianit.
Sipas tij, Kombëtarja kuqezi, ka një grup shumë të mirë lojtarësh, që luajnë në ligat e kryesore.
Jemi në një grup shumë të komplikuar, por ne mund të jemi surpriza e Europianit. Skuadra jonë është një grup që mund të bëjë shumë mirë, shumë prej nesh luajnë në ligat kryesore evropiane edhe djemtë e rinj mund të bëjnë gjithashtu shumë mirë. Do të jetë një aventurë e madhe.
Në grupin e Europianit, Shqipëria është shortuar me kundërshtarë të fortë, si Italia, Spanja dhe Kroacia.



