Chelsea insiston për  Seskon

Chelsea insiston për Seskon

Objektivi për të rikapur përsëri majat në çdo kompeticion , e ka bërë Chelsean një  ndër protagonistët në merkato .

Londinezët kanë ndryshuar shumë me ardhjen e Todd Boehly-t dhe tanimë nën drejtimin e Graham Potterit po kërkojnë të tregojnë dhëmbët.

Sulmi është një ndër repartet ku ‘’ Blutë e Londrës ‘’ nuk kanë bindur dhe natyrisht drejtuesit po mundohen të bëjnë zgjedhje cilësore për ta mbyllur këtë kapitull në të ardhmen .

Benjamin Sesko , ishi i Salzburgut , aktualisht në rradhët e Leipzigut në formulën e huazimit preferohet shumë nga numri një i pankinës për arsye të nuhatjes përpara portës dhe kryeqytetasit janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për ta bërë pjesë të organikës. 

Slloveni premton shumë për të ardhmen, golashënues i cili nga specialistët konsiderohet si një ndër më të mirët për sa i përket ofensivës dhe Chelsea e ka si prioritet transferimin e tij në merkato.

Me largimin e Thomas Tuchelit dhe ardhjen e Graham Potterit kanë ndryshuar shumë gjëra dhe anglezët nuk do të ndalen deri sa të shtojnë përsëri trofe të rëndësishëm në vitrinën e tejmbushur, pasi janë të ndërtuar për të arritur majat në çdo sezon dhe kjo filozofi vijon të jetë kryefjala e përditshmërisë së ish kampionëve të Champions Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy