Dinamo nuk ndalet, transferon ish-mesfushorin e Tiranës dhe një sulmues

Dinamo nuk ndalet, transferon ish-mesfushorin e Tiranës dhe një sulmues

Dinamo vazhdon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri, ku ata do të luajnë në Kategorinë Superiore.

Klubi kryeqytetas, ka prezantuar ditën e sotme dy afrime. Bëhet fjalë për mesfushorin Lancinet Sidibe dhe sulmuesin Chinedu Stephen. Mesfushori e njeh mjaft mira kampionatin, pasi në të kaluarën ka luajtur në Superiore me Flamurtarin, Teutën dhe Tiranën. Madje me këta të fundit arriti të fitojë edhe titullin kampion një vit më parë.

Për sa i përket Chinedu, ai vjen nga kampionati kroat aty ku ka qenë pjesë e Hajduk Split. Në fakt të dy futbollistët janë stërvitur me Dinamon prej disa ditësh, teksa janë aktivizuar edhe në miqësore, por vetëm ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi i tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy