Atletico përgatit tre largime

Atletico përgatit tre largime

  Transferimet e Rodrigo De Paul , Marcos Paulo , Benjamin Lecomte dhe  mbërritja e mundshme e Dusan Vlahovic e kanë detyruar Atletico Madridin për ti vënë gishtin tre lojtarëve që nuk përbëjnë më rëndësi për Diego Simeonen .  Sipas prestigjozes Marca  ‘’ Los Colchoneros ‘’ kërkojnë ti gjejnë një destinacion Santiago Arias , Nehuen Perez dhe Marcos Paulo të cilëve mund ti bashkohen disa lojtarë të filialit .

 Me hedhjen e këtij hapi kryeqytetasit duan të kenë në dispozicion vetëm komponentët që do të aktivizohen gjatë sezonit  dhe për të sipëpërmendurit është menduar edhe  formula e huazimit .  Duke veçuar Santiago Arias i cili vuajti faktin e të qënit jashtë fushave  për arsye dëmtimi , si argjentinasi Nehuen Perez ashtu edhe braziliani Marcos Paulo janë duke analizuar disa oferta  për vijimin e karrierës  .  

Parashikohet se e ardhmja mund të jetë në kampionatin portugez  , destinacion që i ka shërbyer Atleticos ndër vite për të negociouar me skuadrat respektive për arsye të marrëdhënieve  të përkryera .  

Kështu Diego Simeone do të jetë më i qetë gjatë këtij sezoni  në të cilin do ti duhet të luftojë për të ruajtur titullin e fituar në La Liga pa anashkaluar Champions Leaguen , kompeticion të cilin ‘’ Los Rojiblancos ‘’  e synojnë prej vitesh .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy