Zbardhet kalendari i kualifikueseve, Shqipëria e nis me Poloninë dhe e mbyll me Ishujt Faroe

Zbardhet kalendari i kualifikueseve, Shqipëria e nis me Poloninë dhe e mbyll me Ishujt Faroe

Shqipëria e futbollit u njoh  me kundërshtarët që do të ketë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2024, që do të zhvillohen në Gjermani. Shorti e pozicionoi kombëtaren kuqezi në Grupin E me Poloninë, Republikën Çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Sakaq, UEFA ka përcaktuar edhe kalendarin e ndeshjeve për Grupin E duke zbardhur kështu edhe rrugën e Shqipërisë në këtë aventure.

Shqipëria do të nisë eliminatoret në transfertë me duelin ndaj Polonisë që do të luhet më datën 27 mars 2023. Kuqezinjtë rikthehen në aksion tre muaj më pas teksa më 17 qershor do të presin në shtëpi Moldavinë dhe tre ditë më pas sfidojnë në transfertë Ishujt Faroe.

Në shtator Shqipëria do të ketë dy përballje nga më të rëndësishmet ndaj dy rivalëve direktë për betejën e kualifikimit. Më 7 shtator, kombëtarja sfidon Republikën Çeke po në transfertë dhe më 10 shtator pret Poloninë në shtëpi. Më 12 tetor, përfaqësuesja shqiptare do të presë Republikën Çeke në një tjetër duel delikat, për të mbyllur eliminatoret në muajin nëntor me dy ndeshjet, Moldavi-Shqipëri (17 nëntor) dhe Shqipëri – Ishujt Faroe (20 nëntor).

Ndërkaq, duke qenë se Shqipëria është shortuar në një grup me 5 skuadra do të ketë tetë ndeshje zyrtare dhe mund të shfrytëzojë kalendarin e UEFA-s ka për të zhvilluar të paktën dy ndeshje miqësore gjatë vitit të ardhshëm.

Më poshtë edhe kalendari i plotë i Shqipërisë në Grupin E të kualifikueseve:

27/03/2023        Poloni – Shqipëri

17/06/2023        Shqipëri – Moldavi

20/06/2023        Ishujt Faroe – Shqipëri

07/09/2023        Republika Çeke – Shqipëri

10/09/2023        Shqipëri – Poloni

12/10/2023        Shqipëri – Republika Çeke

17/11/2023        Moldavi – Shqipëri

20/11/2023        Shqipëri – Ishujt Faroe

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy