Llapi dhe Drita janë dy skuadrat finaliste në Kupën e Kosovës.
Skuadra e Batatinës, ia doli të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë, për të prerë një biletë për finale.
Pas ndeshjes së parë, të mbyllur me fitoren 2-1 të Prishtinës, në ndeshjen e kthimit, Llapi ia doli të triumfojë 2-0.
Ndërkohë Drita eliminoi Ramiz Sadiku, me një kualifikim që ishte vendosur që ndeshjen e parë, kur gjilanasit triumfuan 3-0, ndërsa ndeshja e kthimit sot u mbyll në barazim 2-2.



