Barcelona, tre opsione për mbrojtjen

Barcelona, tre opsione për mbrojtjen

Përforcimi i prapavijës mbetet natyrisht një prioritet për drejtuesit e Barcelonës referuar merkatos vijuese.

Drejtori sportiv Deco ka nisur punën për ta konsoliduar këtë repart, faktikisht me shumë ulje-ngritje në vitet e fundit pavarësisht ecurisë pozitive të ‘’ Blaugranëve ‘’. 

Në listën e portugezit bëjnë pjesë tre elementë, duke filluar nga Gleison Bremer, Piero Hincapie dhe Nico Schlotterbeck. 

Ishi i Torinos tashmë konsiderohet një ndër më bindësit në Europë, shumë i fuqishëm fizikisht dhe tejet efektiv në luftën në ajër. 

Për më tepër e përdor shumë mirë topin, një aspekt i cili vlerësohet maksimalisht nga traineri Hansi Flick. 

Problemi për ‘’ Los Cules ‘’ është se numri një i stolit të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ Luciano Spalletti e konsideron pjesë për vijimësinë, ç’ka do të thotë se spanjollët s’do ta kenë aspak të lehtë për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’. 

Edhe ekuadoriani ka ditur të jetë determinant tek Arsenali. 23 vjeçari mund të luajë si qendërmbrojtës por edhe anësor dhe nëse nuk rinovon deri në 2026-tën ndoshta kapitulli në ‘’ Emirates ‘’ do të përfundojë. 

Gjithashtu 26 vjeçari i Borussia Dortmundit ka theksuar se e meriton përfshirjen në rangun e më të spikaturve dhe vlera e kartonit në merkato momentalisht arrin 50-60 milionë eurot. 

Megjithatë, Hansi Flick dhe Deco do ta thonë fjalën e fundit referuar këtyre emrave të cilët po bëjnë mirë në skuadrat respektive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy