Juventus kërkon Zidanen

Juventus kërkon Zidanen

 Momenti i vështirë i Zinedine Zidanes tek Real Madridi ka krijuar një  lloj pikpyetje për të ardhmen në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. Nga kjo situatë do të kërkojë të përfitojë Juventusi i cili nuk po gjen dot dritën në tunelin e pafundëm . Me humbjen e titullit të Serisë A dhe vetëm një finale kupe për të luajtur kundër Atalantës torinezët nuk i kanë shpatullat e ngrohta  për sezonin e ardhshëm .  Dështimi total i Andrea Pirlos e ka kthyer në regres ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ , kapitull që do ta ketë shumë të vështirë ta hedhë pas krahëve .  Gjithashtu eleminimi i Realit në gjysëmfinale të Championsit   nuk është kapërdirë lehtë nga drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ që kanë shënjestruar ‘’ Zizoun ‘’ si përgjegjësin kryesor. Por karriera e shkëlqyer  si futbollist dhe trainer ia ka mbajtur ndezur shpresat  për të ndryshuar ambjent  .  Sipas ‘’ Tuttosport ‘’  juventinët  mbeten në medyshje për vazhdimin e Andrea Pirlos   sepse mungesa e titujve ka ndikuar edhe tek peshat e rënda si përshembull Cristiano Ronaldo e ardhmja e të cilit është lidhur ngusht me Manchester United , Real Madridin dhe me Sportingun e Lisbonës ku hodhi hapat e parë si profesionist.  Me një karakter tërësisht kompetitiv  dhe një të kaluar që e favorizon   48 vjeçari ka mundësi të shumta për tu bërë pjesë e protagonistëve  absolutë të Scudettos në 9 sezonet e fundit me qëllimin e mbylljes së një episodi dramatik në historinë e tyre .  Dëshira e bardhezinjve për Zinedine Zidane-n është e hershme sidomos mbas ciklit fitues me Real Madridin  por asokohe  ky operacion nuk u shoqërua me një ofertë konkrete nga ana e Juventusit dhe  tekniku nga Marseja vendosi të përgatisë valixhet për rikthimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ .  Por kësaj here duket se historia do të jetë ndryshe sepse eleminimi i  ‘’ Los Blancos ‘’ nga Champions League mbetet një plagë që do ti duhet kohë të kurohet dhe ndoshta projekti i torinezeve do ti krijojë të tjera ndjesi ish kampionit të botës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy