Zidane afër Juventusit

Zidane afër Juventusit

Pavarësisht se Juventusi e ka marrë veten për sa i përket performancës në Serinë A duke arritur disa fitore të rëndësishme , e ardhmja e Massimilliano Allegrit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ nuk është e garantuar. 

Drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ e kanë marrë në shqyrtim këtë çështje dhe në rastin konkret e kanë zgjedhur zëvëndësuesin nëse italiani do ti japë fund eksperiencës me torinezët .

Eshtë Zinedine Zidane , i cili prej dy vitesh është pa ekip pasi finalizoi etapën e dytë me Real Madridin. Torinezët po përjetojnë një revolucion i cili ka ndodhur pas ndërrimit të drejtuesve dhe largimit të presidentit Andrea Agnelli pas disa vitesh në krye të presidencës së bardhezinjve.

Faktikisht 50 vjeçari ishte një ndër kandidatët për të drejtuar Francën por edhe ekipe si Paris St Germain , Manchester United apo Newcastle .

Megjithatë duket se ish rekordmenët e Scudettos janë preferenca e ish mesfushorit të mirënjohur , kampion i botës me ‘’ Gjelat ‘’ në 1998-tën dhe fitues i tre Champions League dhe jo vetëm me ‘’ Galaktikët ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy