
Dani Alves, është liruar nga burgu, ku qëndronte prej një viti. Gjykata e Barcelonës, ka vendosur lirim me kusht për ish-mbrojtësin brazilian.
Kushti për Alves është që të paguajë 1 milion euro. Gjithashtu, atij i ndalohet të largohet nga Spanja, duke iu bllokuar dy pasaportat, ajo spanjolle dhe ajo braziliane.
40-vjeçari, u dënua me katër vite dhe pesë muaj burg, pasi akuzohej për përdhunim, ngjarje e ndodhur në vitin 2022.
Braziliani nuk do të duhet t’i afrohet në më pak se një kilometër shtëpisë, punës apo çdo vendndodhje të vajzës e cila e denoncoi.



